Friday, May 15, 2020

Vallja e shpatave

Vallja e shpatave... është Vallja e lashtë Pirrike

Të gjitha melodite e jugut bëhen ne shkallen pentatonike pa semitone ... domethënë e Doreve te lashtë. Kush janë pasardhesit e Doreve/Spartaneve kur vetëm ne kendojme kështu ne Balkan?

Kenga polifonike Kaone (gjithashtu pentatonike) është dokumentuar nga shkrimtare te lashtë (p.e.s.) si qarje dhe si blegerimat e deleve, te kenduara nga disa njerëz qe vishnin fustane the kapele te bardha, dhe ishin kokë medhenj.

Me lahute ishin kenduar këngët epike te Homerit (plaku i verber qorr tek filmi "Skenderbeu" do te na thote dicka).

Ciftelia është instrument i futur vonë, por muzika polifonike (dy fonike/çift-fonike për me egzaktesisht) është muzika Thrake... gjeje atë tek këngët e Vellezerve Dervishi ne mënyrë vokale, gjeje atë ne melodite me dy zurna dhe tupan (mënyrë mderne e imitimit te fyellit dysh Aulos qe hapte Olimpiadat).

Muzika Popullore shqiptare

Muzika jone popullore eshte e lashte sa dhe vete jeta.
Ajo paraqitet mjaft e larmishme ne baze te rrethanave te jetes, kushteve historike dhe shoqerore te fiseve dhe te viseve tona. Maredheniet me popujt e tjere e kane pasuruar me teper kete folklor.
Kenget popullore nuk kane lindur ne ere. Ato kane lulezuar sipas etapave te zhvillimit shoqeror, ekonomik duke pasqyruar aspektet e shumeaneshme te jetes se popullit dhe ne vecanti te shtresave te ndryshme te saj, si blegtorine, bujqesine, zejtarine, ritualet e ndryshme te pranveres, te festave te motmotit etj.
Kenget popullore ndahen ne dy blloqe te medha qe jane kenget lirike dhe epike.
Tek kenget lirike hyjne kenget e djepit, kenget e dashurise, kenget e dasmes, ritualet, kenget e kurbetit, kenget e nizameve (djem qe shkojne ushtare ne Turqi), vajet dhe kenget e punes, kurse ne epike hyjne kenget historike, legjendat, baladat dhe kenget e kreshnikeve. Kenget qe kendohen ne krahinat ne veri te Shkumbinit quhen kenge homofonike ndersa kenget e kenduara ne krahinat poshteShkumbinit quhen kenge polifonike.
Çdo krahine ka kengen e vet karakteristike. Çdo fshat ka karakteristikat e veta ne melodi.
Ashtu si kenga popullore edhe vallja popullore eshte e larmishme. Po keshtu dhe instrumentat popullore te cilat kane mberritur deri sot si çiftelia, lahuta etj.
Nje nga vallet me te lashta eshte "Skifteri dhe Pellumbesha" e cila shoqerohet vetem me ritmin e 2 guralecave (Mirdite) apo Vallja e Shpatave e Malesise se Shkodres.